Ylli i Italisë së viteve të 90-ta, Salvatore ‘Toto’ Schillaci ka ndërruar jetë fatkeqësisht në moshën 59-vjeçare pas një beteje të guximshme me kancerin e zorrës së trashë, konfirmojnë raportet e mëngjesit të së mërkurës.
Schillaci ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë në vitin 2022, duke zbuluar sëmundjen e tij një vit më vonë në janar të 2023. Ai ishte shtruar në spital më 7 shtator dhe thuhet se ishte në një gjendje të qëndrueshme.
Legjenda italiane ishte më i njohur për komunitetin ndërkombëtar për rolin e tij kryesor në Kupën e Botës 1990, ku ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i turneut me një numër prej gjashtë golave.
Duke luajtur së bashku me Roberto Baggion dhe më vonë Gianluca Viallin, Schillaci gjeti rrjetën dy herë në fazën e grupeve kundër Austrisë dhe Çekosllovakisë, përpara se të vazhdonte të shënonte në raundin e 1/8-tës, çerekfinale, gjysmëfinale dhe ‘play-off’ për vendin e tretë kundër Anglisë.
Përveç Këpucës së Artë, ai mori edhe Topin e Artë, duke konfirmuar vendin e tij si lojtari më i mirë në Kupën e Botës “Italia 90”.
Schillachi gjithashtu pati një karrierë fantastike në nivel klubesh, duke shënuar 61 gola nga 219 paraqitje në ligë për Messina gjatë një periudhe shtatëvjeçare, përpara se të shkonte te Juventusi dhe më vonë te Interi.
Ai la pas vetes gruan e tij Barbara dhe tre fëmijë Jessica, Mattia dhe Nicole. /Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim