Ish ylli i Real Madrid, Steve McManaman ka thënë që sulmuesi Gareth Bale duhet të rikthehet në Premierë Ligë dhe jo të transferohet në Kinë.
Bale është i lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu” pasi ka probleme të mëdha në klub me tifozët e “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.
Uellsiani në dy ndeshjet e fundit është fërshëllyer nga fansat për shkak të festimit të tij që ka bërë me Kombëtaren e Uellsit.
Mirëpo, McManaman beson që Bale është shumë i mirë për të luajtur në kampionatin kinez, andaj duhet të rikthehet në Premierë Ligë.

“Nuk mendojë se erdhi koha e tij, mirëpo ka gjashtë vite dhe varet nga ai për të vendosur se kur do të largohet”
“Nëse do largohet, do të doja të rikthehet në Premierë Ligë. Nuk do ta lejoja të transferohet në Kinë, sepse është futbollist shumë i mirë”
“E di situatën në Madrid dhe çfarë kam lexuar, në Angli po dëshirojnë ta rikthejnë në Premierë Ligë”
Bale pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës kundër Espanyol./arbresh.info.
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...