Legjenda e Liverpoolit, Steve McManaman ka vlerësuar ndikimin e Xherdan Shaqirit këtë sezon.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës i ka dhënë një shkëlqim shtesë Liverpoolit pas transferimit të tij në Anfield nga Stoke City me dëbimin e tyre nga Premierë Liga, transmeton portali arbresh.info.
“Po, ai ofron edhe pak më shumë kreativitet këtu, apo jo?”, ka thënë McManman për faqen zyrtare të klubi anglez.
“Njerëzit vazhdojnë të flasin rreth largimit të Coutinhos, nga është duke ardhur kreativiteti, këtu ka shumë mesfushorë dhe për momentin, të gjithë janë mesfushorë të llojit të njëjtë”
“Hendarson, Milner, Wijnaldum, madje edhe Keita dhe Fabinho”
“Prandaj, unë mendoj se Shaqiri është një mesfushor që ofron diçka pak më të veçantë”
“Ata kanë luajtur shumë mirë së fundmi, po ashtu edhe ai”
“Ju duhet të kujtoni se ai është në një klub si Liverpooli vetëm për tre ose katër muaj”
Shaqiri ka realizuar dy gola brenda 11 paraqitjeve deri tani brenda të gjitha kompeticioneve për “Redsat”./arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...