Klubi i njohur anglez, Leeds United ka bërë një lëvizje për anësorin sulmues të Wolverhampton Wanderers, Adama Traore duke bërë një ofertë rekord.
Traore ka treguar nivel të lartë të Wolves në sezonin e fundit në Ligën Premier, duke ngjallur interesim nga shumë klube të njohura.
Njëri nga klubet më të interesuara padyshim se është Leeds United, i cili synon ta thyej rekordin e klubit me transferimin e Traores.
Sipas mediumit The Sun, Leeds ka paraqitur një ofertë rekord prej 30 milionë funtesh për anësorin sulmues të Wolves.
25-vjeçari spanjoll ka edhe dy vjet në kontratën e tij me klubin nga Molineux dhe është lidhur me një largim nga klubi i West Midlands.
Leeds pagoi 27 milionë funte për të nënshkruar me Rodrigo verën e kaluar, kështu që një marrëveshje prej 30 milionë funtesh për Traoren – nëse pranohet – do ta bënte spanjollin nënshkrimin e tyre rekord. /Telegrafi/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...