
Los Angeles Lakers forward LeBron James (23) smiles before the tip-off during the first half of an NBA basketball game against the Utah Jazz Tuesday, Nov. 18, 2025, in Los Angeles. (AP Photo/Jae C. Hong)
LeBron James u bë lojtari i parë që merr pjesë në 23 sezone radhazi të NBA-së, kur zbriti në parket për Los Angeles Lakers.
40 vjeçari, i cili kishte munguar në 14 ndeshjet e para të sezonit për shkak të dhimbjes së nervit shiatik, kontribuoi me 11 pikë, 12 asistime dhe tre kërcime në 30 minuta, në fitoren 140–126 në shtëpi ndaj Utah Jazz.
James, që ka rekordin e pikëve në historinë e NBA-së, theu edhe rekordin e Vince Carter për 22 sezone radhazi, ndërsa dy treshet e shënuara e ngjitën atë mbi Reggie Miller në vendin e gjashtë të listës së përgjithshme të realizuesve më të mirë nga distanca.
Bashkëlojtari i tij, Luka Donçiç ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 37 pikë dhe 10 asistime në triumfin ndaj Jazz.
Austin Reaves shënoi 26 pikë për Lakers, ndërsa për Utah, Keyonte George dhe Lauri Markkanen realizuan 34 respektivisht 31 pikë.
Fitorja e ngjit Lakers në vendin e katërt të Konferencës së Perëndimit, ndërsa Jazz mbetet në vendin e 10-të.
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media