Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James është duke kaluar nëpër sezonit e tij të 22-të në karrierë në NBA.
Padyshim kjo është një arritje e madhe për 40-vjeçarin i cili nga ditë në ditë thyen cdo rekord të mundshëm, shkruan Arbresh.info.
Pikëshënuesi më i mirë në histori të NBA mbrëmjen që lamë pas ka arritur në një tjetër pikë kulminante të karrierës së tij.
Ai ka kaluar Kareem Abdul-Jabarin dhe tani është basketbollisti i dytë me më së shumti paraqitje në histori të sezonit të rregullt në NBA.

Me ndeshjen e mbrëmshme ndaj Dallasit, “King James”, ka luajtur 1561 ndeshje. I pari në renditje është Robert Parish me 1611 sosh.
Tashmë atij i duhen edhe 50 ndeshje për të arritur që të bëhet lojtari me më shumti paraqitje dhe shumë lehtë këtë rekord mund ta arrij sezonin e ardhshëm, pasi James nuk pritet të pensionohet./Arbresh.info
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”