Lazio është duke provuar të transferojë dy yjet nga skuadra e Manchester United-it.
Klubi italian është duke provuar të përforcohet në mënyrë që të garojë në Seria A dhe Ligën e Kampionëve, andaj ka nisur interesimin për Andreas Pereira dhe Juan Mata, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja mesfushorë nuk janë titullar për “Djajtë e Kuq”, derisa trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i hapur ta lejojë ndonjërin të largohet.

Lazio e ka bërë prioritet transferimin e Pereira-s sepse është më i ri në moshë, andaj mund të zërë vend lehtësisht në formacionin e Simone Inzaghi-t.
Thuhet se klubi nga Roma ka ofruar mundësinë e huazimit me opsion blerje, derisa ka mbetur vetëm që të arrihet marrëveshja për pagën e lojtarit./arbresh.info.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...