Lazio ka emëruar një skuadër të fortë për ndeshjen e sotme (e mërkurë) në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër AC Milanit në Stadio Olimpico.
“Biancocelesti” synojnë të arrijnë në finale për të tretën herë radhazi brenda katër viteve pas disfatës së pësuar në finale të sezonit të kaluar nga Juventusi, transmeton portali arbresh.info.

Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare pas barazimit 0 me 0 në takimin e parë dhe Simone Inzaghi ka përzgjedhur një skuadër të fuqishme për ndeshjen kthyese.
Ciro Immobile, Stefan de Vrij dhe Luis Alberto janë të gjithë të përfshirë në skuadër, ndërsa Davide Di Gennaro është lënë jashtë fushës.
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Lazios kundër Milanit: Guerrieri, Strakosha, Vargic, Basta, Bastos, Caceres, De Vrij, Luiz Felipe, Lukaku, Marusic, Patric, Radu, Wallace, Felipe Anderson, Leiva, Luis Alberto, Lulic, Milinkovic-Savic, Murgia, Parolo, Caicedo, Immobile, Nani
https://twitter.com/OfficialSSLazio/status/968821750816559104
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...