Lazio është klubi më i fundit i interesuar për mesfushorin e Borussia Dortmund, Mario Gotze.
Sipas Gazzetta dello Sport, klubi italian që është duke garuar me Juventus për titullin e Seria A e sheh gjermanin si lojtari ideal për mesfushën, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar rinovimin sepse dëshiron një sfidë të re.

Pos Lazio-s, interesim ka edhe rivali AC Milan, të cilët ende nuk kanë nisur negociatat.
Gotze gjatë këtij sezoni me “Verdhëzinjtë” ka bërë 19 paraqitje duke kontribuar me tri gola dhe një asistim./arbresh.info.
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë