Deklaratat e disa ditëve më parë në rrjetet sociale mund t’i kushtojnë rëndë Luis Albertos, i cili kritikoi presidentin Lotito për blerjen e avionit të ri të skuadrës dhe mosdhënien e pagave të prapambetura.
Për këtë arsye, klubi mund ta gjobisë futbollistin 70 mijë euro.
Sipas medieve italiane, kjo situatë mund të ndërlikohet edhe më shumë, pasi spanjolli mund të përfundojë në listën e lojtarëve që do të largohen në janar.
Nga e gjithë kjo situatë mund të përfitojë Evertoni, ku trajneri Ancelotti është vënë në kërkim të një mesfushori me shumë cilësi. Gjithashtu nuk mbetet pas as Sevilla, që ëndërron ta rikthejë lojtarin në bazë./lajmi.net/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?