Lazio ia tregon Juves dhe Interit çmimin e Keita Baldes

18:03 | 27 Korrik 2017

Lazio pritet të pranojë ofertën prej 25 milionë euro plus bonuse nga Juventusi apo Interi për sulmuesin e tyre, Keita Balde Diao.

Menaxheri i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta ka konfirmuar dje se një ofertë ishte bërë për reprezentuesin senegalez, që besohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Sipas calciomercato.com, Keita është i vendosur të bëjë këtë transferim në Torino, pavarësisht nga vëmendja që po ia jep Interi.

Për shkak të kësaj, Lazio kanë ulur çmimin e tyre kërkues nga 30 milionë në 25 milionë euro para të gatshme, plus bonuse.

Ndërsa kjo ofertë është ende shumë e lartë për Juventusin, të cilët janë duke ofruar 20 milionë euro plus bonuse.

Biancocelestet tani janë të gatshëm të negociojnë me fituesit e Scudettos, pasi drejtori sportiv, Igli Tare, akuzoi gjigantët e Torinos që kishin bërë një qasje të paligjshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara