Skuadra e Lazios e ka shkatërruar të dielën në “Olimpico” skuadrën e Empolit, me rezultat 4-0. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 30 në kampionatin italian.
Stefano Mauri (4), Miroslav Klose (31) dhe Antonio Candreva (44) shënuan golat për ekipin e Lazios në pjesën e parë, kurse Felipe Anderson (53) shtoi edhe një gol në fraksionin e dytë për të kompletuar këtë fitore.
Nga fillimi për Lazion kanë luajtur Etrit Berisha dhe Lorik Cana, kurse për Napolin luajti si zakonisht Elsied Hysaj.
Pas kësaj ndeshje Lazio renditet e dyta më 58 pikë, kurse Empoli mbetet në pozitën e 15 më 33 pikë.
Rezultatet: Atalanta-Sassuolo 2-1, Lazio-Empoli 4-0, Napoli-Fiorentina 3-0, Torino-Roma 1-1, Udinese-Palermo 1-3.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City