Lautaro Martinez është shndërruar këtë sezon në liderin e vërtetë të Inter. Argjentinasi po kalon një formë të shkëlqyer dhe në 14 javët e para të Serie A, ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 13 raste ndërsa për t’u vlerësuar është edhe kontributi me tre asiste.
Statistikat flasin në favor të argjentinasit dhe jo më kot ai dhe Inter janë në krye të klasifikimit. Në klubin zikaltër duke parë këtë zhvillim të kapitenit janë “hedhur në sulm” për t’i rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2026 dhe në këtë formë të mbajnë larg klubet e interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.
Tratativat kanë nisur dhe palët janë më pranë se kurrë marrëveshjes e cila mund të zyrtarizohet në festat e fundvitit. Me kontratën e re e cila parashikohet të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2028, Lautaro do të përfitojë edhe një rritje të pagës duke arkëtuar shtatë milionë euro në sezon nga gjashtë që fiton aktualisht. Në këtë formë, argjentinasi do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në radhët e Inter.
Lautaro iu bashkua Interit në vitin 2018 nga argjentinasit e Racing Club për shifrën e 25 milionë eurove./ss
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...