Manchester City i është bashkuar garës për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Argjentinasi është i lidhur me një transferim në “Camp Nou” pasi është duke kaluar formë të shkëlqyer te “Neurazurët”, transmeton portali arbresh.info.
City dëshiron transferimin e 22-vjeçarit pasi po e shohin si pasuesi i Sergio Aguero, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021.
Martinez ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tri asistime në kuadër të kampionatit italian ndërsa ka shënuar pesë gola në Ligën e Kampionëve, garë nga e cila janë eliminuar.

Nga ana tjetër, ekipi i Pep Guardioles është në formë jo shumë të mirë pasi janë në vendin e tretë në Premierë Ligë ndërsa në Ligën e Kampionëve do luajnë kundër Real Madrid.
Vlera e Martinez prek shifrën prej 84 milionë euro./arbresh.info.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës