Lautaro Martinez ende nuk ka filluar bisedimet me Inter për vazhdimin e kontratës, dhe të luajturit me Lionel Messin, është një ëndërr që iu bë realitet, thotë agjenti i futbollistit, Beto Yaque.
Shënuesi i 16 golave në 43 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar, ishte i lidhur me Barcelonën verën e kaluar.
“Kishte thashetheme, të gjithë dukej se ishin të gatshëm të nënshkruanin me atë, por nuk kishte asgjë konkrete në fund të fundit”, ka deklaruar agjenti i futbollistit, përcjell lajmi.net.
“Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Interin dhe ne nuk jemi ulur të flasim për një rinovim ende”.
Lautaro ishte startues në fitoren 1:0 të Argjentinës kundër Ekuadorit mbrëmjen e kaluar dhe lojtari shpreson të jetë pjesë e skuadrës në Kupën e Botës së vitit 2022.
“Ai bëri debutimin e tij në eliminatoret e Kupës së Botës dhe ishte e rëndësishme për të”.
“Kalimi në Evropë e ka ndihmuar të përmirësohet dhe ai po vendoset mirë në ekipin kombëtar. Për të, është një ëndërr të luaj përkrah Lionel Messit”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës