Ylli i Arsenalit, Laurent Koscielny ka lënë të kuptohet se mund t’i bashkohet Marseilles në të ardhmen.
Koscielny ka fituar një reputacion si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Premierë Ligë pas shtatë sezoneve në ligën më të madhe angleze, por 31-vjeçari ka ngjallur gjithashtu dyshime rreth të ardhmes së tij te “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Qendërmbrojtësi francez ka pranuar se ka mbështetur Marseillen gjatë viteve dhe se është i hapur t’i bashkohet skuadrës në Liga 1 nëse pranon ndonjë ofertë.

“Kam një kontratë me Arsenalin, madje kam nënshkruar kontratën e re nëntorin e kaluar deri në vitin 2020”, ka zbuluar Koscielny për ‘Telefoot’.
“Ndihem shumë mirë këtu. E kam thënë gjithmonë që isha një tifoz i Marseilles kur isha i ri. Kur një klub si Marseille iu kontakton, kjo është një gjë e mirë”
“Por a do të nënshkruaj për ata? Nuk e kam idenë”, përfundoi mbrojtësi./arbresh.info
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...