
fazliu
Xhudistja Laura Fazliu ka siguruar një medalje në Kampionatin Botëror për Junior.
Fazliu arriti të marrë medaljen e bronztë në turneun madhështor për të rinj, shkruan portali arbresh.info.
Xhudistja kosovare kishte mposhtur fillimisht xhudisten gjermane Annabelle Winzig para se të mposhtej në çerekfinale.
Anja Obradoviq e ndali xhudistën tonë në çerekfinale duke ia pamundësuar kështu luftën për medalje të artë apo argjendtë.
Sidoqoftë, Laura doli fituese nga dueli për medaljen e bronztë duke mposhtur xhudisten çeke Renata Zazhovan me ippon./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin