Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka shkëlqyer sot (e shtunë) në Kupën Evropiane.
Kjo kupë po zhvillohet në qytetin Dubrovnik të Kroacisë, teksa xhurdistja jonë ka rrëmbyer medaljen e artë.
Nga katër meçe ajo arriti të fitojë tre prej tyre, duke mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë.
Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan.
E në takimin e tretë, Fazliu triumfoi përballë xhudistës sllovene Lia Ludvik, para se ta humbas meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor. /Telegrafi/

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...