Gabriel Barbosa u largua pa lënë gjurmë nga Interi, por duket se në Brazil po tregon se zikaltrit nuk e kanë trajtuar siç duhet.
Në 3 takimet e para me Santosin, sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar 3 gola, njëri më i bukur se tjetri, duke u rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Gabigol ka theksuar se është përmirësuar ndjeshëm në aventurën e tij europiane dhe se shumë shpejt do të rikthehet te Interi, skuadër me të cilën është ende nën kontratë.
“Kam mësuar shumë në Europë, edhe pa luajtur futboll, si stili i jetesës, një gjuhë tjetër, por edhe kultura të ndryshme, duke qenë se kam bërë shumë miq nga shtete të ndryshme. Jam 21 vjeç dhe do të bëj shumë para-mbrapa, por shumë shpejt do të rikthehem te Interi, pasi kam një kontratë me zikaltrit”, u shpreh braziliani.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...