Barcelona ka hunbur ndeshjen e fundit me rezultat të thellë 4-1 ndaj rivalit të përbetuar Real Madrid.
Pas kësaj humbje blaugranat humbën edhe titullin e Superkupës së Spanjës, shkruan Arbresh.info.
Kjo humbje shije të hidhur në kampin katalanas.
Përpara ndeshjes së tyre ndaj Unionistas de Salamanca në Kupën e Mbretit, presidenti Joan Laporta është përpjekur të ndalojë problemin moral në Can Barca.
Sipas Relevo, një ditë pasi Xavi zhvilloi një bisedë të gjatë me lojtarët dhe stafin e tij përpara se të stërvitej në kthimin e tyre në punë, Laporta zbriti në zhveshtore në Ciutat Esportiva.
Laporta u bëri thirrje lojtarëve për unitet dhe përkushtim mes problemeve të tyre dhe u shoqërua nga zëvendës-presidenti Rafael Yuste dhe drejtori sportiv Deco gjithashtu.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Bëhet e ditur se Deco po kërkon alternativa të mundshme për Xavin për sezonin e ardhshëm, por mesazhi është se ai do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit./Arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...