Joan Laporta, ish presidenti i Barcelonës, mendon se ekipi nga Camp Nou duhet të mbetet pjesë e La Ligës, edhe nëse pavarësohet Katalonia.
Katalonia më 1 tetor organizon referendum për pavarësi nga Spanja, dhe në rast shkëputje çështja kryesore do të jetë ajo e Barcelonës.
Por, ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mendon se ekipi nga Camp Nou duhet të mbetet pjesë e La Ligës, edhe nëse Katalonia ndahet nga Spanja.
“Barcelona – Real Madrid është një produkt shumë atraktiv. Tentimi për ta ndryshuar atë, do të ishte një gabim i madh nga Qeveria, La Liga dhe Federata”, ka deklaruar Laporta.
Laporta ka qenë president i Barcelonës në mes viteve 2003-2010. Nën drejtimin e Laportas Barcelona ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në Spanjë dhe Evropë.

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
Festat nisin me Audi – marka sjell magjinë e festave p...