Video-loja e re e Call of Duty e zhvilluar nga kompania e video-lojërave “Treyarch” fillimisht ishte vendosur të dilte në vitin 2023, por do të vonohet.
Ndërsa loja Call of Duty e këtij viti “Modern Warfare 2” është ende në pritje për t’u lansuar, ajo e vitit të ardhshëm është vonuar dhe nuk do të dal në vitin 2023 sipas një raporti nga Bloomberg.
Kjo është vonesa e parë e një lansimi të Call of Duty nga kompania e video-lojërave “Activision Blizzard”, që nga viti 2004.
Raporti i Bloomberg përmendi se Activision po “punon në projekte të tjera për të mbushur boshllëkun” dhe do të ketë një video-lojë të re që do të jetë falas për t’u luajtur në internet vitin e ardhshëm.
Activision raportoi se shitjet e “Call of Duty” ishin ulur dukshëm në vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020, gjë që Bloomberg thotë se ka ndihmuar në vendimin e raportuar për të shtyrë lansimin e video-lojës që pritej të lansohet në vitin 2023.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X