Formula 1 ka një kampion të ri. Lando Norris i McLaren ka fituar sezonin 2025, pasi e mbylli kampionatin me 423 pikë.
Në garën e fundit dramatike që ishte përcaktuese për çmimin e më të mirit, 26 vjeçari u ballafaqua me Max Verstappen të Red Bull dhe shokun e tij të ekipit, Oscar Piastri.
Norris përfundoi në pozitën e tretë në Abu Dhabi, që ishte e mjaftueshme të siguronte titullin, ndërsa Max Verstappen dhe Oscar Piastri përfunduan në pozitat një dhe dy.
Holandezi e mbyll këtë sezon me më së shumti gara të fituara, tetë, por të pa mjaftueshme për tu shpallur kampion, pasi në fund grumbulloi 421 pikë, dy më pak se Norris.
Verstappen mbetet me katër tituj të fituar në Formula 1, të cilit i ndërpritet dominimi nga Norris.
Ndërsa i treti në renditjen e sezonit përfundon Piastri me 410 pikë.
Kështu, McLaren e mbyll me sukses vitin 2025, pasi krahas titullit të garuesit, paraprakisht kishte festuar edhe titullin për kontruktorë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...