Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard beson se nëse bëjnë transferimet e duhura në merkaton verore do jenë konkurrentë në Premierë Ligë.
Në vitet e fundit janë vetëm Liverpool e Manchester City kandidatët kryesorë për trofeun e kampionatit anglez dhe qëndrojnë larg kundërshtarëve të tjerë, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku anglez beson se nëse transferojnë lojtarët për pozitat e duhura, mund t’iu ndihmojnë për të kapur Liverpool e City-n.

“Kemi lojtarë të ri dhe lojtarë me eksperiencë që mund t’iu ndihmojnë, por janë disa pjesë që mund të përmirësohemi”.
“Kemi versione të ndryshme për merkato. Mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe duhet të punojmë ditë pas dite”.
“Nëse mund të sjellim lojtarë në pozitat e duhura, mund të na ndihmoj dhe kjo mund të bëj që t’i afrohemi Liverpool dhe City-t, kam besim të fortë që mundemi”, deklaroi ai.
Chelsea këtë sezon është duke ‘luftuar’ për pozitën e katër në tabelë./arbresh.info.
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te bac...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...