Frank Lampard mund të rikthehet më herët se që ishte menduar në Ligën Premier, pas shkarkimit nga Chelsea.
Anglezi u largua nga klubi ku edhe kishte bërë emër si lojtar, por që u larguar shkaku i rezultateve të dobëta, përkundër milionave që ishin investuar në skuadër.
Sipas asaj që raporton The Sun, Lampard pritet që të pasojë Steve Brucen te Newcastle United në ditët e ardhshme.
Ish-strategu i Chelseat raportohet se është i hapur që të rikthehet në elitën e futbollit anglez, me klubin që tani është nën pronësi të sheikëve nga Arabia Saudite.
Në janar do të fillojë të ndihet ndryshimi te Newcastle, pasi do të ketë disa transferime, në mënyrë që të tentojnë të ngjiten sa më lartë.
Në garë për të marrë drejtimin e skuadrës është edhe Antonio Conte, që besohet se tashmë është kontaktuar prej zyrtarëve të klubit anglez.
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...