Los Angeles Lakers pësuan një humbje të turpshme në shtëpi, duke u mposhtur 128-106 nga Detroit Pistons, skuadra që kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes. Cade Cunningham ishte protagonisti kryesor i ndeshjes me 27 pikë, ndërsa stoli i Detroitit kontribuoi fuqishëm me plot 67 pikë.
Jashtë fushe fitoi edhe Boston Celtics, që triumfuan 129-119 ndaj Utah Jazz. Dyshja Jaylen Brown – Derrick White realizoi së bashku 50 pikë, duke bërë diferencën për skuadrën e drejtuar nga Joe Mazzulla.
Pas kohës shtesë, Philadelphia 76ers regjistroi një fitore dramatike 139-136 ndaj Memphis Grizzlies. Tyrese Maxey dhe Joel Embiid shkëlqyen për miqtë, duke shënuar nga 34 pikë secili. Fitore bindëse morën edhe Los Angeles Clippers, të cilët falë 33 pikëve të Kawhi Leonardit, mposhtën Sacramento Kings me rezultat të thellë 131-90.
NBA – Rezultatet e sotme
Memphis – Philadelphia 136-139
Utah Jazz – Boston 119-129
Lakers – Detroit 106-128
Clippers – Sacramento 131-90
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...