Pas fitores kundër Uellsit, që ka mjaftuar për të kaluar në turin tjetër, duket se Anglia nuk e ka prioritet fitoren ndaj Sllovakisë, edhe pse është e qartë që nëse nuk fiton, mund të humbasë kreun e grupit.
Trajneri Roi Hodgson ka vendosur të lërë pushim 6 titullarë, duke nisur nga kapiteni Rooney, mbrojtësit Walker e Deni Rouz, mesfushorin Dele Alli dhe sulmuesit Rahim Stërling e Harry Kane.
Vardy dhe Sturridge do të jenë titullarë, edhe për faktin se shkëlqyen ndaj Uellsit, ndërkohë që duhet të jenë titullarë edhe mbrojtësit Nathaniel Klajn e Rajan Bertrand dhe mesfushorët Xhordan Henderson e Xhek Uilsher. Shqipërisë i konvenon një fitore bindëse e Anglisë./Albeu.com
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...