Rivaliteti mes Liverpoolit dhe Evertonit ekziston në jetën e përditshme në Merseyside dhe Richarlison u bë edhe më i dashur për tifozët e Toffees, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm (e premte) ka goditur me fjalë legjendën e Reds, Jamie Carragher.
Richarlison është njëri nga më të preferuarit e tifozëve në Goodison Park, por ai ka shtuar reputacionin e tij duke vënë në shënjestër ish-mbrojtësin e Liverpool.
Pasi shënoi një gol në një fitore dramatike me rikthim ndaj Crystal Palace, një rezultat që i lejoi Evertonit të siguronte ekzistencën edhe për një sezon në Ligën Premier, braziliani shkoi në Twitter për të dërguar disa fjalë për Carragher.
“Lajeni gojën para se të flisni për mua dhe Evertonin dhe unë nuk ju respektoj”, ka shkruar Richarlison në profilin e tij privat.
@Carra23 wash your mouth before you talk about me and everton and I don’t respect you ?
— Richarlison Andrade (@richarlison97) May 20, 2022
I gjithë ky mllef i brazilianit erdhi pas disa kritikave të Carragher në mediumet angleze për paraqitjen e tij dhe skuadrës nga Goodison Park.
Ndryshe, Carragher njihet si legjendë e Liverpoolit, rivalit më të madh të Evertonit.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...