Qazim Laçi ishte autor i golit të parë në ndeshjen e tij të parë si starutes në këtë Euro 2024.
Mesfushori kuqezi në minutën e 11-të golin që i dha epërsinë Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës.
Ai tutje tha se me Spanjën do të jetë e vështirë mirëpo do të japin maksimumin për të marr tre pikët.
“Një arritje shumë e madhe të marrim një pikë në ndeshjen e sotme. Kundërshtari ishte shumë i fortë, por jam i kënaqur për të gjithë çunat që kanë dhënë maksimumin në fushë. Ndeshja me Spanjën do të jetë edhe më e vështirë. Por do të japim maksimumin për një fitore, që mund të na sigurojë kualifikimin. Kemi ndier përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve. Ishin 90 minuta me ne, janë gjithnjë aty”, tha Laçi.
Ndeshja Shqipëri-Spanjë luhet me 24 qershor nga ora 21:00./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...