Tashmë gjithçka dihet për rifillimin e sezonit në La Liga dhe fillimin e sezonit 2020/2021.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka bërë të ditur se rifillimi i sezonit në elitën e futbollit spanjoll do të ndodh nga 11 qershori, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu ka zbuluar edhe datën për sezonin e ri, i cili do të nis më 12 shtator.
“Ky sezon vazhdon nga 11 qershori, ndërsa sezoni i ri fillon më 12 shtator”, ka deklaruar Tebas.
Në La Liga këtë sezon janë zhvilluar 27 xhiro, ndërsa kanë mbetur për t’u luajtur edhe 11 të tjera.
Është Barcelona që kryeson në këtë ligë me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid.
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in