La Liga ka njoftuar rregulla dhe udhëzime të reja për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus nëpër Spanjë dhe Evropë.
Rastet pozitive me Covid-19 janë duke u rritur në La Liga, përfshirë në klubet si Real Madrid dhe Athletic Bilbao.
Derisa La Liga nuk është prekur shumë keq si Premierliga, të paktën jo tani për tani, autoritetet e ligës spanjolle i kanë bërë disa ndryshime për t’u mbrojtur nga virusi.
Sipas rregullave të reja, lojtarët dhe stafi duhet të bëjnë patjetër test antigjen çdo ditë para stërvitjeve dhe ndeshjeve.
Ata duhet po ashtu të bëjnë patjetër testin e PCR-së para se të kthehen nga pushimi i Krishtlindjes.
Përveç këtyre rregullave, autoritetet iu kanë dërguar udhëzues klubeve.
Klubet janë këshilluar t’iu kërkojnë lojtarëve të mos ndërrohen në zhveshtore për ta kufizuar kontaktin me njëri-tjetrin. Po ashtu, lojtarëve iu është kërkuar të shkojnë në stërvitje dhe në ndeshje të ndërruar.
Lojtarët dhe stafi janë këshilluar ta mbajnë distancën dhe, nëse ka mundësi, të mos bëjnë dush në stadium pas ndeshjeve.
Atyre u është thënë të lahen në shtëpitë e veta apo në hotel, megjithëse ky nuk është rregull që duhet zbatuar patjetër. /GE/
Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...
FFK kërkon përshpejtimin e punimeve në “Adem Jashari”, alarm...
Haxhiu: Serbia vazhdon të shërbejë si strehë e kriminelëve t...
Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit në Kuvend, deputetë...
Shqetësime tek Arsenal në një javë vendimtare për rrjedhën e...