Ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart beson se La Liga do ishte ndërprerë nëse Real Madrid do ishte në kreun e tabelës.
La Liga ka vendosur që t’i rikthehet futbollit muajit të ardhshëm, derisa Barcelona prinë në tabelë, dy pikë më shumë se rivali Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Por, Gaspart që ishte presidenti i Barcelonës në vitet 2000 deri në 2003, ka thënë se gjërat do ishin ndryshe nëse Real Madrid do ishte në krye.

“Nëse Madrid do kishte përfunduar si lider para ndërprerjes, La Liga do kishte përfunduar”, tha ai.
Kujtojmë se kanë mbetur edhe 11 ndeshje të pazhvilluara në kampionatin spanjoll, ndërsa me 11 qershor rinisin futbolli./arbresh.info.
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...