Milani është vënë në kërkim të lojtarëve të rinj për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.
Për rrjedhojë Maldini dhe Massara kanë nisur kontaktet e para me Romën për të afruar në ekip yllin e tyre, Nikolo Zaniolo.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mundësia që Zaniolo të veshë fanellën kuqezi është shumë e lartë.
Kampionët e Italisë kanë bërë ofertën e parë që konsiston në 25 milionë euro plus kartonin e Aleksis Saelemaekers.
Megjithatë, kjo ofertë nuk e ka bindur Mourinhon dhe sipas të njëjtit burim zgjidhja e marrëveshjes mund të vijë nga një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për Alesandro Florenzi që pritet të blihet nga Milani pasi ka bindur me performancat e tij.
Kjo negociatë mund të hapë rrugën për transferimin e Zaniolos më pas./alsatm/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...