Ernest Muçi u lëndua dje në sfidën mes Besiktasit dhe Basaksehir.
Futbollisti i kombëtares shqiptare u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26-të, të ndeshjes së vlefshme për Superligën turke.
Klubi turk ka dhënë informacion më të hollësishëm për lëndimin e Muçit.
Sulmuesi shqiptar pati një ekzaminim mjekësor sot, ndërsa tashmë i fillon edhe periudha e rikuperimit.
“Gjakderdhje u konstatua në aduktorin e brendshëm të kofshës së djathtë të Ernest Muçit, i cili ndjeu dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Trajtimi i Muçit ka nisur nga ekipi ynë mjekësor”, shkruan Besiktasi në deklaratën e dhënë.
Trajneri norvegjez e ka marrë klubin në një periudhë të vështirë, që nuk është në pritshmëritë e tifozëve. Aktualisht rrezikojnë vendin e katërt në kampionat./Arbresh.info
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...