Kylian Mbappe thuhet se do të kërkojë largimin nga Paris Saint Germaini verën e ardhshme nëse ata nuk fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Edhe pse Mbappe ka kontratë deri në sezonin 2021/22, spekulimet vazhdojnë të përmendin kalimin e mundshëm të tij në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raportet në Spanjë, fituesi i Kampionatit Botëror është i gatshëm për të shprehur dëshirë për të provuar një sfidë të re diku tjetër nëse Paris Saint Germaini nuk i jep fund pritjes për një trofe të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht të hollave të shpenzuara nga pronarët e klubit, PSG nuk ka pasur progres duke kaluar vetëm fazën çerekfinale në vitet e fundit, gjë që ka lënë të frustruar edhe njërin nga yjet e tyre.
Kampioni i Francës aktualisht duket se do të arrijë fazat eliminuese si fitues i grupit me pesë pikë avantazh se Real Madridi pas vetëm dy ndeshjeve.
Mbappe mungoi në fitoren 3 me 0 të PSG-së ndaj ‘Los Blancos’ për shkak të lëndimit./arbresh.info/
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...