Real Madridi ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Lille. Lajmi i madh dhe madje befasia është përfshirja e Kylian Mbappe.
Francezi u dëmtua në ndeshjen kundër Alaves dhe, më pak se një javë më vonë, ai tashmë është në dispozicion.
Sulmuesi ka punuar jashtë grupit këto ditë dhe ka një ndjenjë shumë të mirë, gjë që e ka lejuar të futet në listën e skuadrës.
Ideja është që nesër, në seancën e fundit para duelit, që do të zhvillohet në “Decathlon Arena”, lojtari të stërvitet me grupin.
Por dyshimi për pjesëmarrjen e tij do të mbetet deri në minutën e fundit, me të mërkurën kur të gjitha palët vendosin nëse ai do të luajë disa minuta. Në asnjë rast nuk mendohet se mund të luajë 90 minutat.
Dëmitmi i tij muskulor, në parim, do ta mbante larg për maksimum tre javë, por Kylian iu fut punës sapo u lëndua dhe evolucioni ka qenë shumë i favorshëm, përveç faktit që dëmtimi është më i vogël se sa pritej .
Mbappe gjithashtu dëshironte të udhëtonte me shokët e tij në udhëtimin e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve.
Madridi luan në Lille, ku luan edhe vëllai i tij. Një ndeshje e veçantë që Kylian nuk donte ta humbiste.
Thibaut Courtois nuk është në listën e skuadrës, siç ishte raportuar tashmë . Portieri ka pësuar lëndim muskulor në derbi dhe nuk do të mund të luajë në asnjë ndeshje këtë javë. /Telegrafi/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...