Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe mësohet se është duke u përgatitur për transferim në Spanjë.
Mbappe pritet të ngjallë një ofertë rekorde nga Real Madridi verën e vitit të ardhshëm mes pretendimeve në Spanjë se kushtet personale tashmë janë pranuar, transmeton portali arbresh.info.
Madje sipas një raporti nga L’Equipe, Mbappe tashmë ka nisur përgatitjet për këtë lëvizje duke filluar mësimin e gjuhës spanjolle.
Në fakt, Mbappe shpesh bashkëbisedon në gjuhën spanjolle brenda dhomës së zhveshjes. Neymar është mjaftë i rrjedhshëm në këtë gjë falë kohës së kaluar te Barcelona.
Një tjetër gjë interesante e zbuluar sot (e mërkurë) është se Neymari nuk ka tentuar asnjëherë të filloj mësimin e gjuhës frënge pavarësisht dy viteve tashmë në Paris./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit