Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, ka zbuluar se do të bëhët baba për herë të parë.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, së bashku me bashkëshorten e tij, Alice Campello.
Reprezentuesi spanjoll në foto shihet duke e puthur stomakun e Alice dhe e ka përcjellur me këtë mbishkrim:
“Për herë të parë kur të pash, e kam ditur se ti do të jesh nëna e fëmijëve të mi dhe jam i sigurt se ti do të jesh nëna më e bukur dhe më ëmbëla. Nuk mund të dua më shumë se kaq!”, shkroi Morata.

Pas disa minutash edhe Campello, ka postuar në Instagramin e saj, duke ia kthyer Moratas dashurinë e saj.
“Ti je lumturia ime, bashkëshorti më i mirë që kam mundur të kam. Ti je shtëpia ime, lumturia ime, familja ime. Dhe jam i sigurt se do të jesh babai më mirë që mund të ekzistoj. Të dua deri sa zemra ime të thyehet”, shkroi Alice.

Morata dhe Campello, janë martuar në qershor, vetëm disa ditë para se sulmuesi të kalonte në Chelsea nga Real Madridi. /arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...