Mbrojtësi i dalluar i Shkendijës nga Tetova, kapiteni i kampionit të vjeshtës dhe anëtar aktual i ekipit përfaqësues, Egzon Bejtulai është lojtari më i vlefshëm ose më i shtrenjtë në ligën elitare të futbollit në Maqedoni.
Kjo sipas faqes së specializuar Transfermarkt.
Bejtulai aktualisht vlen 800,000 euro në treg, kjo vjen pas vjeshtës së shkëlqyer të tij në fanellën e Shkendijës dhe paraqitjeve të shkëlqyera të për Maqedoninë e Veriut.
Shoku i tij i skuadrës Lupçe Doriev dhe Dembo Darbo nga Shkupi ndajnë vendin e dytë me nga 700,000 euro secili, dhe duket se ai do të largohet nga Çairi. Enur Totre (Shkendija), Darko Micevski (Vardar) dhe Gjorgji Stoilov (A. Pandev) vlejnë 500,000 euro secili. Mevlan Murati (Shkendija) vlen 450,000 euro, transmeton sportimedia në Maqedoni.
Tabela e lojtarëve më me vlerë në PMFL
Egzon Bejtulai (Shkendija) 800,000 euro
Lupçe Doriev (Shkendija) 700,000
Dembo Darbo (Shkupi) 700,000-
Enur Totre (Shkendija) 500,000
Darko Micevski (Vardari) 500,000
Gjorgji Stoilov (A. Pandev) 500,000
Mevlan Murati (Shkendija) 450,000
Luka Stankovski (Rabotniçki) 400,000
Tome Kitanovski (Makedonia GP) 400,000
Matej Cvetanoski (Vardari) 400,000.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...