Kosova do të paraqitet për herë të parë në kualifikimet për kampionatin evropian, dhe për këto kualifikime është shortuar në grupin A.
Në këtë grup do të luajnë edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria.
I frikësuar nuk duket aspak selektorit Bernard Challandes, i cili ka paralajmëruar kundërshtarët e grupit.
“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë. Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, ka thënë trajneri.
Kosova ka edhe një mundësi që të kualifikohet nga Liga e Kombeve, anash kualifikimeve në EURO 2020.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?