Gjatë ditës së sotme në selinë e zyrave të Federateës së Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në Futboll.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të nis mbrojtjen e titullit ndaj Dukagjinit, derisa duelet tjera janë: Prishtina – Suhareka, Drita – Malisheva, Ferizaj – Feronikeli ’74 dhe Llapi – Gjilani.
Derbi i vjetër në futbollin kosovar mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në xhiron e dytë, derisa po atë xhiro takohen edhe Gjilani dhe Ballkani.
Një derbi tjetër zhvillohet në xhiron e katërt ku takohen rivalët rajonal Prishtina dhe Llapi.
Xhiro e pestë pritet të jetë e zjarrtë me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Llapi takohet me Dritën në Zahir Pajaziti.
Dy pretendentët për titull, Drita dhe Ballkani takohen në xhiron e gjashtë, derisa në të shtatën Gjilani pret Prishtinën.
Xhiro e tetë është e rezervuar për dy derbi të tjerë, me Drita – Gjilani dhe Ballkani – Llapi, derisa në xhiron e nëntë do të zhvillohet derbi i qytetit të Suharekës mes Ballkanit dhe Suharekës.
Sezoni i ri në elitën e futbollit kosovar fillon më 10 gusht.
Xhiro 1
Prishtina – Suhareka
Drita – Malisheva
Ferizaj – Feronikeli 74
Llapi – Gjilani
Ballkani – Dukagjini
Xhiro 2
Suhareka – Dukagjini
Gjilani – Ballkani
Feronikeli 74’ – Llapi
Malisheva – Ferizaj
Prishtina – Drita
Xhiro 3
Drita – Suhareka
Ferizaj – Prishtina
Llapi – Malisheva
Ballkani – Feronikeli 75
Dukagjini – Gjilani
Xhiro 4
Suhareka – Gjilani
Feronikeli 74’ – Dukagjini
Malisheva – Ballkani
Prishtina – Llapi
Drita – Ferizaj
Xhiro 5
Ferizaj – Suhareka
Llapi – Drita
Ballkani – Prishtina
Dukagjini – Malisheva
Gjilani – Feronikeli 74
Xhiro 6
Suhareka – Feronikeli 74
Malisheva – Gjilani
Prishtina – Dukagjini
Drita – Ballkani
Ferizaj – Llapi
Xhiro 7
Llapi – Suhareka
Ballkani – Ferizaj
Dukagjini – Drita
Gjilani – Prishtina
Feronikeli 74 – Malisheva
Xhiro 8
Suhareka – Malisheva
Prishtina – Feronikeli 74
Drita – Gjilani
Ferizaj – Dukagjini
Llapi – Ballkani
Xhiro 9
Ballkani – Suhareka
Dukagjini – Llapi
Gjilani – Ferizaj
Feronikeli 74 – Drita
Malisheva – Prishtina
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër