Mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo ka konfirmuar se ai është lojtari i Barcelonës i prekur nga koronavirusi.
Klubi katalunas ka konfirmuar se ka raste me koronavirus në skuadër, por nuk bëri të ditur nëse është futbollist apo anëtarë i stafit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Todibo ka konfirmuar se është i prekur nga koronavirusi, por ka bërë me dije se ndihet mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’iu informojë se kam testuar pozitiv për Covid-19, por ndihem mirë”.
“Jam në shtëpi dhe duke ndjekur protokollin. Jam duke shikuar përpara për tu rikthyer në stërvitje, por tani duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të shërohem nga virusi”, ka shkruar ai.
Todibo ishte i lënduar, andaj nuk ishte pjesë e skuadrës e cila mposhti Napoli-n në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Në çerekfinale gjiganti spanjoll përballet me Bayern Munich-un./arbresh.info.
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...