Conor McGregor e ka cilësuar futbollistin e Arsenalit, Kieran Tierney si futbollistin e tij të preferuar.
Ish Kampioni i UFC u pyet se kush ishte futbollisti i tij i preferuar, dhe ai u përgjigj: “është një djalë i ri i quajtur Kieran Tierney”.
“Ai ishte kapiteni i Klubit të Futbollit Celtic dhe ai së fundmi nënshkroi me Arsenalin. Ai ka qenë një mbështetës fenomenal i imi, ai po më mbështet çdo vit. Dhe ai është rritur ai është një lojtar fenomenal”, tha ai.
Dhe Tierney u prek nga fjalët e McGregor, duke postuar videon e McGregor duke folur për të në Twitter dhe duke thënë: “Faleminderit shumë vëlla”./Indeksonline/.

Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...