Luis Enrique Martinez është një hap larg nga nënshkrimi si trajner i Chelsea.Kështu shkruan katalanasja “Sport”. Roman Abramovich mund ta shkarkojë Antonio Conten, trajnerin e tanishëm, në orët e ardhshme dhe ish-trajneri i Barçës është i vendosur në “pole position” për të mbushur vendin e lirë.
Humbja 4-1 ndaj Watford e lë trajnerin italian në një pozitë shumë delikate, pasi ka regjistruar tri humbje në katër ndeshjet e fundit.
Chelsea është i katërti në klasifikimin e Premier League, 19 pikë të liderit, Manchester City, dhe madje rrezikohet pjesëmarrja e tij në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, sepse është fare pranë vendit të pestë.
Abramovich është lodhur nga rezultatet e këqija në një sezon që filloi keq për shkak të konfrontimit midis trajnerit dhe yllit të tij, Diego Costa, i cili më në fund u transferua tek Atlético Madrid.
Conte, i cili kërkoi mbështetje publike nga Abramoviç, është i vetëm.Chelsea mund të marrë vendimin për të goditur Conten brenda orëve. Dhe Luis Enrique, me një histori të gjatë prapa tij, është i pari në listën e Abramoviçit.
Luis Enrique, i cili dëgjon ofertat, mund ta marrë drejtimin e bluve të Londrës përpara përplasjes kundër Barcelonës, që korrespondon me fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Kurioziteti është i madh, nëse do ta shohim Luis Enrique të luajë kundër Barcelonës dhe kundër lojtarëve, të cilët i udhëhoqi sezonin e kaluar.
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...