Basketbollisti i jashtëzakonshëm amerikan, Kwame Vaughn është lojtari më i ri i Proton Cable Prizrenit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi prizrenas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Vaughn është një emër i njohur për basketbollin kosovar, pasi para tri viteve ka qenë pjesë e klubit të Prizrenit ku ka luajtur me statistika fantastike.
Me lojën e tij të mirë ai ndihmoi prizrenasit të jenë kampion i sezonit të rregullt, teksa arritën deri në gjysmëfinale të Play-offit.
Vitin e kaluar, Vaughn ka djersitur edhe fanellën e Pejës për disa ndeshje.
34-vjeçari karrierë ka bërë ka bërë edhe tek Partizani i Beogradit i cili luan në Euroligë, Zadari, Aris në Greqi, Antwerp në Belgjikë e disa skuadra të tjera./Arbresh.info
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...