Agjenti i mesfushorit të Juventusit, Kwadwo Asamoah, ka zbuluar se oferta të ndryshme janë duke u shtruar për klientin e tij.
Gjiganti në Turqi, Galatasaray ishte afër nënshkrimit me Kwadwo Asamoahn këtë sezon por me përfundimin e merkatos së transferime nuk u arrit ndonjë marrëveshje me 29-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është vendosur ende”, ka thënë agjenti Federico Pastorellu për ‘Tuttomercatoweb‘ kur është pyetur rreth të ardhmes së klientit të tij. “Ai është i lumtur në Juventus dhe është duke luajtur më shumë, por pas shumë viteve në Itali unë nuk do të hedhë poshtë ndonjë eksperiencë jashtë vendit”
“Shtatë ose tetë klubeve më kanë thirrur për të, gjithçka është e hapur”, shtoi ai.
Mesfushori nga Ghana ka bërë gjithsej 10 paraqitje këtë sezon në Serie A./arbresh.info/
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...