Sulmuesi anësori i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia nuk është i trembur nga përballja me Liverpoolin në “Anfield Road”, pavarësisht avantazhit 1-0 të Reds në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.
Kvaratskhelia beson se të luash në stadiumin ikonik është mjaft motivim.
“Kur luani në Anfield kundër Liverpoolit, nuk keni nevojë të motivoni veten aq shumë. E keni tashmë brenda”, deklaroi fillimisht ai.
Gjeorgjiani ka besim se PSG mund të përmbysë deficitin dhe të sigurojë një vend në çerekfinale.
“Nuk ka rëndësi nëse luajmë në Anfield apo në Paris. Qëllimi ynë është të fitojmë nesër. Ne do të japim gjithçka për këtë”, nënvizoi ai.
PSG shkon në Anfield me vrull pas një fitoreje ndaj Rennes me rezultat 4-1 të shtunën./Arbresh.info
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...