KV Drita ka siguruar mbrojtjen e titullit edhe për këtë edicion në Superligë.
Skuadra nga Gjilani ka mposhtur për të tretën herë radhazi në finalet e play-off’it klubin e KV M-Technologie, shkruan portali arbresh.info.
Pas dy fitoreve të para, njërën si nikoqir në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” ndërsa tjetrën si mysafirë në takimin e dytë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Drita i mposhti 3 me 0 edhe sonte (e martë) vashat e KV M-Technologie.
Në setin e parë, Drita fitoi me një rezultat më të ngushë prej 25-18, ndërsa i dyti përfundoi me rezultat 25-13 sërish në favor të tyre.
Seti i tretë, i cili edhe vendosi fatin e tyre, përfundoi me rezultat 25:16.
Drita e festoi titullin e kampiones me një atmosferë të shkëlqyer nga 3100 shikuesit e mbledhur në Pallatin e Sporteve në Gjilan./arbresh.info/
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut