Atletico Madrid-Barcelona është dueli më i zjarrtë dhe i fortë i javës së 16-të në La Liga. Dy skuadrat e forta spanjolle, do të përballen mes tyre në “Wanda Metropolitana” (21:00).
Xavi nuk do të ketë të gatshëm Robert Lewandowskin për tri ndeshjet e ardhshme për shkak pezullimi. “Do të përshtatemi. Sigurisht që stili ynë do të ndryshojë disi, por do të sulmojmë dhe do të mbrohemi në të njëjtën kohë.
Duam ta fitojmë këtë ndeshje. Kemi Ferran Torres, një sulmues që lëviz shumë, ndërsa Ansu Fati është më shumë pozicional. Ferran çmarkohet mirë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës.
Është një futbollist që bën mirë edhe në lojën pa top. Njerëzit nuk i japin meritat që i takojnë, por ai jep kontribut edhe në fazën mbrojtëse.
Ai dhe Ansu Fati mund të luajnë në vendin e Lewandowskit, por kemi edhe opsionin Depay”, u shpreh trajneri i Barcelonës, skuadër që ka shansin të kryesojë e vetme nëse merr pikë sonte në kryeqytet.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...