Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ndeshjes Kosovë-Greqi që përfundoi me barazim e cila ishte e vlefshme për kualifikime të Kupës së Botës 2022.
Ai u shpreh se angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tanë na dha gëzimin e fitores me një barazim të rëndësishëm.
“Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte. Sonte ishim nikoqir të Greqisë. Në një lojë të dy pjesëve, të dyja herët vazhdimi shtesë, madje minuti i fundit aty, ishte përcaktues. Angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm. Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte”, ka shkruar Kurti.
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...